Flash

Berisha: Policia ka arrestuar Ballist Morinën në Kukës, lirojeni urgjent

Lapsi.al 25 May 2022
Berisha: Policia ka arrestuar Ballist Morinën në Kukës, lirojeni

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se tifozi i zjarrtë i Kombëtares Ballist Morina që mbahet mend për dronin në Serbi është arrestuar në Shqipëri.

Berisha bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij duke ftuar edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Theksojmë se ende nuk ka asnjë informacion nga autoritet shtetërore në lidhje me këtë pretendim të Berishës, por një postim gjihashtu nga faqia zyrtare e Ismail Morinës në “facebook” për ndalimin e tij në Kukës po qarkullon në media.

Postimi i plotë:

Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.

Kerkoj lirimin e tij urgjent.

Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.

Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.

Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç. sb

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI