Flash

Bllokohen dy ‘BMW X6’ që rezultonin të vjedhura në Itali

Lapsi.al 25 May 2022
Bllokohen dy ‘BMW X6’ që rezultonin të vjedhura në

Policia kufitare e Kosovës ka bllokuar dy makina BMW X6, njera e zezë dhe tjetra e bardhë, të cilat po hynin në Kosovë nga Shqipëria. Pas hetimeve rezultoi se të dyja ishin vjedhur në Itali në vitin 2010. Policia Kufitare e Kosovës, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, e zbuloi rastin e parë më datë 22 maj, kur në hyrje ka kontrolluar veturën BMW X6, ngjyrë e zezë, me targa të Shqipërisë. Pas kryerjes së punës në mënyrë profesionale dhe dyshimeve të ngritura se në numrin identifikues të automjetit mund të kishte ndërhyrje mekanike, në bashkëpunim me FRONTEX-in u bënë verifikim dhe hetim më i detajuar lidhur me automjetin në fjalë dhe prejardhjen e tij.

Bazuar në gjetjet dhe bashkëpunimin me FRONTEX, rezultoi se ky automjet ishte vjedhur në Itali në vitin 2010 dhe më pastaj ishte falsifikuar dhe regjistruar në Shqipëri. U mësua se i njëjti automjet, me të njëjtin numër identifikues ishte në qarkullim në Itali. Po ashtu, më 24 maj 2022, në hyrje për në Republikën e Kosovës, zyrtarët policor kufitar kanë kontrolluar veturën tjetër BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa të Shqipërisë dhe pas verifikimeve të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet dhe FRONTEX-in, është konstatuar se edhe ky automjet ishte vjedhur në Itali në vitin 2010. Madje, një automjet i njëjtë me të të, me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në Lituani.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjel...

08:04

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI