Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

"Po na prish imazhin"/ Policia i merr me dhunë aparatin fotoreporterit Gent Shkullaku

Lapsi.al 25 May 2022
"Po na prish imazhin"/ Policia i merr me dhunë aparatin

Në njërën prej skenave të përplasjes me tifozët, punonjësit e policisë ndaluan fotoreporterin në detyrë, Gent Shkullaku dhe i morën me forcë aparatin fotografik. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se ka nisur verifikimet për incidentin.

Nga Blerina Gjoka -BIRN

Në mes të një përplasjeje me huliganët italianë dhe holandezë, efektivët e Policisë së Shtetit u shqetësuan nga prania e fotoreporterit Gent Shkullaku, i cili ishte në krye të detyrës duke bërë foto të ngjarjes në orët e vona të së martës.

Shkullaku, drejtues i Light Studio Agency, LSA, i tha BIRN se policët e ndaluan dhe i morën me dhunë aparatin fotografik, duke i kërkuar që të fshinte fotografitë e shkrepura gjatë përplasjes së policisë me tifozët.

‘Po fotografoja, kur më ndalojnë policët dhe më thonë ‘nuk lejohet, po na nxin imazhin e Shqipërisë’. Dhe më kërkuan që të fshija fotot,’ tha Shkullaku.

Shkullaku sqaroi më tej se policët i morën me forcë aparatin, pavarësisht tentativave të tij për t’i sqaruar se ai po bënte punën e tij, për të cilën ishte akredituar edhe tek UEFA. Në momentin e incidentit, ai mbante në qafe edhe dokumentin identifikues.

‘Më kthyen aparatin vetëm pasi bisedova në telefon me zëdhënësin e policisë së shtetit, Gent Mullai, dhe ai i sqaroi policët. Por disa foto më detyruan t’i fshija me pretendimin se ata dukeshin me fytyrë,’ tha Shkullaku.

Incidenti, sipas Shkullakut ‘është një tregues se polica shqiptare është e papërgatitur për përballuar situata të vështira, si dhe në sjelljen ndaj gazetarëve’.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Mullai tha se nuk ishte në dijeni nëse ishte marrë ndonjë masë për incidentin me fotoreporterin.

‘Mund të nisë në ditët pas kalimit të situatës me ndeshjen e Europa Leauge,’ tha Mullai.

Ndërsa një zëdhënës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore i tha BIRN se ‘kanë filluar verifikimet paraprake’, por shtoi se ‘gazetari duhet të kontaktonte AMP-në për të bërë denoncim për incidentin’.

Dhuna policore ndaj gazetarëve është kthyer në një ngjarje të zakonshme sa herë ka protesta apo tubime, duke shqetësuar organizatat në mbrojtje të lirisë së medias.

Në raportin e fundit të organizatës ‘Reporterë pa Kufi’, ku Shqipëria humbi 20 vende në indeksin e lirisë së medias, ndër të tjera vihej në dukej se gazetarët që mbuluan protestat dhe operacionet e policisë ranë pre e akteve të dhunshme nga polica.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI