Flash

Francesko Totti në Tiranë: Kam qenë edhe herë tjetër, kemi pritur shumë për këtë moment!

Lapsi.al 25 May 2022
Francesko Totti në Tiranë: Kam qenë edhe herë tjetër,

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë me gazetarin e sportit, Endi Tufa.

Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë?

E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të thotë që diçka të mirë ke bërë.

Për stadiumin ka patur kritika sa i përket kapaciteti, sidomos ju në Itali pasi Roma ka shumë tifozë.

Le të themi që stadiumi i finales vendoset përpara skuadrave që arrijnë për ta luajtur atë ndeshje dhe çdo skuadër që arrin atje, tifozët e saj do ta donin të trefishuar kapacitetin e stadiumit. Megjithatë mund të them se stadiumi është shumë i bukur, i vogël por i bukur, të paktën si duket nga jashtë por do të kem mundësinë ta shoh edhe nga brenda.

Për ju është hera e parë këtu në Shqipëri në Tiranë?

Kam qenë edhe disa herë të tjera, kështu kalimthi, jo si turist.

Të gjithë flasin për Mourinhon tani, ndërkohë që nëse do të gjejnë edhe ty do ta keni të vështirë të qarkulloni

Atëherë mos i themi asgjë askujt, bej shaka pasi tashmë të gjithë e dinë se unë do të jem këtu për të parë ndeshjen, por kjo është diçka sekondare për nga rëndësia apo diçka që lidhet me imazhin e kësaj ndeshjeje, pasi sot duhet të mendojnë për finalen dhe kaq. Këtu më ka ftuar federata dhe UEFA për të parë këtë ndeshje por gjithsesi edhe Roma sepse dihet lidhja.

Si e shihni këtë finale

Finalja është një ndeshje më vete, një ndeshje shumë e vështirë le të lutemi që ta fitojë Roma por më mirë mos të themi gjë përpara, le të shohim se çfarë do të ndodh.

Roma ka 31 vite pritje për një finale europiane, një kohë edhe më e gjatë pa trofe ndërkombëtarë.

Kanë kaluar shumë kohë që Roma nuk arrin dhe nuk fiton një finale europiane, për këtë arsye mendoj se ka ardhur momenti i duhur për ta fituar këtë finale dhe për të çuar në Romë një trofe ndërkombëtarë.

Dy fjalë për Kumbullën mbrojtësin e Romës dhe të përfaqësueses sonë?

Kumbulla është një lojtar vërtet shumë i mirë, sa herë është aktivizuar ka dhënë maksimumin, prandaj mund të them se është një lojtar i rëndësishëm një lojtar i domosdoshëm për ekipin dhe për këtë arsye çdo skuadër në Itali do ta donte.

Një parashikim për ndeshjen sot?

Si tifoz i Romës do të preferoja që të fitonte Roma, por është një ndeshje finale dhe gjithçka mund të ndodh./Top Channel

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI