Flash

Berisha: Fondi amerikan u shndërrua në mashë të Ramës, qindra vila do ndërtohen në Butrint

Lapsi.al 23 May 2022
Berisha: Fondi amerikan u shndërrua në mashë të Ramës,

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur sërish akuza për ligjin e menaxhimit të Butrintit. Berisha tha se në Kepin e Stillos do të ndërtohen qindra vila dhe po ashtu resorte.

Duke iu drejtuar fondit shqiptaro-amerikan, ai tha se janë shndërruar në mashë për ambiciet korruptive të Edi Ramës. Ish-kryeministri e cilësoi këtë marrëveshje si më korruptiven në histori.

“120 vila në kepin e Stillos, resorte në gjirin e Manastirit. Mund t’ju them zotërinjve fondit nuk iu takonte ju të shndërroheshin në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambiciet e tij korruptive. Unë kam respektin më të madh për kontributet e tyre, por zotërinj keni qenë ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që protestonit pse u zgjerua, pse u hoq një zonë kreative që ishte Ksamili. Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetë për të rrëmbyer 830 ha toka me pasuri dhe për të bërë ndryshme klani Rama dhe klane të tjera. Këtu është problemi kryesor i kësaj marrëveshje, që do shkojë në histori si më korruptive.

Unë kam ndjekur arkeologë, ndërhyj në parime. Fondi është autor i planit të menaxhimit, të cilën nuk e publikon. Avokatja është bërë anëtare e bordit. Dua t’ju pyes a ekziston konflikti i interesit apo jo? Nuk mundemi kështu. Kë pyetët ju që bëtë këtë hata për parkun e Butrintit? A e kuptoni që aty ka pasuri të pafundme? Së fundmi, zonjë shkruhet se je shumë e egër ë zyrë me punonjësit. I fole jo mirë atij. Qenia jote në bord të akuzon shumë rëndë, por ti je ministrja e Kulturës. Ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja është anëtare e bordit, ndërsa marrëveshja shkruan se pas dy vitesh zgjidhet dikush tjetër”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI