Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Mësimi nga takimi "miqësor" Dendias-Xhaçka: Greqia na kërcënon edhe në mes të Tiranës

Lapsi.al 23 May 2022
Mësimi nga takimi "miqësor" Dendias-Xhaçka: Greqia na

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias kërcënoi fort vendin tonë kur në takimin me homologen e tij, Olta Xhaçka, iu përgjigj ashpër kërkesës së ministres shqiptare për të zgjidhur çështjen e pronave të komunitetit çam.

"Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë." - u shpreh Dendias, kur ministrja Olta Xhaçka përmendi zgjidhjen e çështjes së pronave të çamëve në Greqi.

Por pse shkoi situata kaq larg? A e mori Dendias interesimin e Xhaçkës si provokim?

Ishte ministrja shqiptare ajo që në konferencën e përbashkët për shtyp, shfrytëzoi 40 sekondat e fundit të fjalës së saj për të përmendur abrogimin e ligjit të luftës dhe zgjidhjen e çështjes së pronave të çamëve në Greqi.

“Ne besojmë dhe shpresojmë që konstruktiviti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detaje mund të shërbejnë edhe si një shëmbull i qasjes konstruktive në të cilat vendet tona mike mund të fillojnë diskutime edhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia dhe nga periudha tragjike e luftës së Dytë Botërore siç ëhstë nevoja për të abroguar ligjin e luftës apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam”, u shpreh Xhaçka.

Por, teksa u shpreh dakord për kërkesën e Tiranës për abrogimin e ligjit të luftës, ministri i jashtëm grek, Dendias ishte i prerë në qëndrimin për pronat e çamëve. Ai foli për një çështje që nuk ekziston madje kërcënoi duke thënë se nëse vijohet më tej, mund të ketë pasoja, duke përmendur rrugën europiane të Shqipërisë.

“Dua të jem i çiltër me ju, kjo do të thotë që ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj se janë gjërat ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë”, tha Dendias.

Kjo deklaratë vlen si kujtesë se pas buzëqeshjeve, shtrëngimeve të duarve dhe qëndrimeve për partneritet, Greqia nuk lëviz asnjë centimetër nga qëndrimet e saj kundrejt komunitetit shqiptar atje. Dhe jo vetëm kaq, grekët ndihen komodë të kërcënojnë në mes të Tiranës në mënyrën më të ashpër se nëse Greqia provokohet, përgjigja do të jetë disproporcionale.. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI