Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Butrinti, Ministrja Margariti: Do të shtohen shërbimet dhe të ardhurat/ Majko: Po vendimi i 2002?

Lapsi.al 23 May 2022
Butrinti, Ministrja Margariti: Do të shtohen shërbimet dhe të

Teksa në Kuvend diskutohet marrëveshja për parkun e Butrintit për administrimin e nënzonave kulturore dhe peizazhit kulturor nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, ministrja e Kulturës Elva Margariti ka shpalosur projektligjin i cili sipas saj siguron shtimin e shërbimeve në park. Po ashtu sipas ministres, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje arrihet optimizimi i të ardhurave që gjeneron Butrinti.

‘Fondacioni për menaxhimin e Butrintit është një Fondacion Shqiptar. Mirë administrim do të thotë përdorim sa më i mirë i aseteve. Është e vërtetë që komuniteti jeton në brendësi të këtij potenciali. Është një optimizëm i të ardhurave që sjellë Butrinti. Duhen shtuar më shumë shërbime për vizitoret. Po flasim për një pasuri botërore. Është pjesë e mikpritjes ajo që duhet t’i shtohet Butrinti një qendër viztorësh. Aksesueshmëria është një e mirë e komunitetit. Do të ketë një hartim akademik dhe shkencor për kërkimet. Mirë administrim do të thotë se të gjitha fondet që do të administrohen në Butrint do të investohen për parkun. Janë shpifje që vijnë për ngjyrosje politike. Marrim sitet tona kombëtare ti shpalosim për propagandë. Ky projektligj do t’i diskutojë të gjithë personat e përfshirë sipas një plani afatgjatë,. Në Butrint do të ngremë shkollat e kërkimit shkencor.’- tha Margariti.

 

Ndërkohë i vetmi deputet në radhët e mazhorancës që ka kritikuar marrëveshjen ka qenë ai që së fundmi ka marrë mandatin, Pandeli Majko. Në fjalën e tij Majko thotë se plani i menaxhimit nga ndërkombëtarët është bazuar në marrëveshjen e 2002 ndërsa marrëveshja që qeveria propozon është e mbështetur tek një vendim i marrë para dy muajsh, i cili sipas Majkos ndryshon kufijtë e disa zonave në park.

"E hapa këtë vendimin që zëvendëson 2002, se të paktën mua kështu mu duk, dhe aty ka vetëm një paragraf, ndërmjet të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave. Tani plani i menaxhimit, koncepti i marrëveshjes, gjithçka është bërë mbi vendimin e 2002, ndërsa marrëveshja është bërë mbi bazën e një VKM që ka kaluar para dy muajsh. Tani nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e menaxhimit, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale, dhe keni marrë si bazë legale një VKM numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë… Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3, A3 është ndërtuar mbi bazën e VKM së 2002, duke krijuar edhe një VKM tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë. Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? Do t’ju lutesha përgjigje”, tha Majko.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI