Flash

One Telecommunications mbështet “Idetë e Gjelbërta” 2022

Lapsi.al 23 May 2022
One Telecommunications mbështet “Idetë e Gjelbërta”

Çdo ditë e më shumë i vihet theksi mbrojtjes së mjedisit dhe filantropisë që bizneset duhet të tregojnë në komunitetet ku ata operojnë.

One Telecommunications ishte mbështetës i Konkursit të Ideve të Gjelbërta që u zhvillua për të dhjetin vit radhazi, organizuar nga Partnerët Shqipëri. Ky konkurs synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta duke shfrytëzuar burimet lokale, duke ringjallur traditën e prodhimit dhe duke pasur një qasje miqësore ndaj mjedisit. Qëllimi i konkursit është kontribuimi në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit, në linjë me 7 objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.

Tre prej fituesve, përkatësisht “Shebenik Egnatia Explorers”, “Alpaca Educative Toys” dhe “Funky Cabins – Glamping” do të bëhen automatikisht pjesë e konkurrimit në nivel rajonal të Konkursit Ballkanik të Ideve të Gjelbërta 2022 i cili do të zhvillohet në shtator në Shqipëri.

One Telecommunications ishte një prej partnerëve të edicionit të dhjetë, duke treguar sërish seriozitetin që kompania ka ndaj kauzave që përbëjnë interes për mjedisin e gjerë, të cilat lidhen me punësimin, zhvillimin ekonomik dhe përkujdesjen ndaj mjedisit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI