Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Misteri i dorëzimit të ushtarëve ukrainas të fabrikës Azovstal

Lapsi.al 17 May 2022
Misteri i dorëzimit të ushtarëve ukrainas të fabrikës

Për të arritur deri në këtë moment janë dashur negociata jashtëzakonisht komplekse, por detajet e çdo marrëveshjeje mbeten të fshehta. Ukraina thotë se forcat e saj do të shkëmbehen me robër lufte rusë, por Moska nuk e ka konfirmuar këtë dhe nuk është e qartë se çfarë garancish mund t'i ketë dhënë, Kievit, Kryqit të Kuq apo Kombeve të Bashkuara. Kremlini deri më tani i ka shmangur pyetjet mbi statusin e të burgosurve apo transferimin e mundshëm të tyre.

Disa shenja pritet të shqetësojnë Kievin. Një deputet i lartë rus ka akuzuar ushtarët ukrainas si nazistë dhe kriminelë lufte. Ai ka propozuar ndalimin e shkëmbimit të tyre. Gjykata e Lartë e Rusisë javën e ardhshme do të dëgjojë një kërkesë të prokurorëve për të caktuar grupin ku shumë prej luftëtarëve i përkasin Regjimentit të Azov, një organizatë e konsideruar terroriste.

Ukraina tha se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të shpëtonte jetë. Një shpëtim ushtarak nuk ishte i mundur. Mbrojtësit e fabrikës së çelikut nuk mund të furnizoheshin më me ushqime apo municione.

Frika është se Moska mund të mos respektojë asnjë garanci që mund të ketë dhënë. Ishte kjo një nga arsyet se pse trupat ukrainase në Azovstal folën për luftë deri në vdekje, në vend që t'i dorëzoheshin Rusisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI