Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Hetimi/ Avioni me 132 persona në bord u rrëzua qëllimisht (VIDEO)

Lapsi.al 17 May 2022
Hetimi/ Avioni me 132 persona në bord u rrëzua qëllimisht (VIDEO)

Rrëzimi i një avioni Boeing në 21 mars në Kinën jugore u shkaktua qëllimisht. Kjo u zbulua nga "Wall Street Journal" në një artikull ku citon burime të qeverisë amerikane e cila ishte vënë në dijeni pas analizimit të të dhënave që dolën nga kutia e vetme e zezë e gjetur në vendin e fatkeqësisë. Në bordin e avionit, ekuipazh dhe pasagjerë ishin 132 persona nga të cilët asnjë nuk mbijetoi.

“Aeroplani është komanduar nga dikush në kabinë”, - shpjegon një nga burimet. Autoritetet kineze të ngarkuara me kryerjen e hetimeve deri më tani nuk kanë gjetur asnjë problem mekanik apo elektronik që mund të shkaktonte përplasjen. Avioni konsiderohej si një nga modelet më të avancuara të industrisë globale të aviacionit civil sa i përket sigurisë.

Sipas gazetës amerikane, hetuesit amerikanë e kanë përqendruar vëmendjen në veprimet e një prej pilotëve, pa përjashtuar mundësinë që dikush të ketë hyrë në kabinë dhe të ketë shkaktuar qëllimisht rrëzimin. Amerikanët thonë se nuk kanë pasur aksesin e duhur në informacione nga homologët kinezë.

Kompania China Eastern i tha Wall Street Journal se deri më tani nuk është gjetur asnjë provë që tregon se avioni ka pasur probleme teknike. Linja ajrore nuk ishte e përfshirë në hetim dhe iu referua ekskluzivisht raportit paraprak të lëshuar nga qeveria e Pekinit më 20 prill. ©LAPSI.al

Të këshilluara

67 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 persona rtë infektuar me Covid, ndërsa nuk ka patur asnjë humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e ...

17:51

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI