Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

VIDEO/ Budina kthehet te Teatri në 2-vjetorin e shembjes: Si vijojnë të na përndjekin

Lapsi.al 17 May 2022
VIDEO/ Budina kthehet te Teatri në 2-vjetorin e shembjes: Si vijojnë

Duke zbardhur 17 maji i 2 viteve më parë u shemb me forcën e policisë Teatri Kombëtar. Një pjesë e artistëve që e mbrojtën për një kohë të gjatë kauzën e Teatrit janë mbledhur sërish në këtë ditë në vendin ku dikur ngrihej kjo godinë. Regjisori dhe aktori Edmond Budina tha se kauza e Teatrit duhet të vijojë pavarësisht se godina u shemb.

“17 maji nuk është ditë vaji, por ditë lufte për ta çuar përpara kauzën e Teatrit Kombëtar. Teatri duhet të ngrihet aty ku ishte, ashtu siç ishte” – tha regjisori Edmon Budina.

“Këta njerëz që vetëm na sulmojnë dhe na kanë lënë pa punë thonë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte në favor të tyre. unë po iu bëj pyetjen e thjeshtë: “Pse nuk po ndërtohet Teatri i ri?”

Me siguri ata po mendojnë se nuk po ndërtohet për shkak se mungon rëra, mungon hekuri sepse janë rritur çmimet e spinaqit dhe preshit... mbase edhe me presh mund të ndërtohet një teatër. Justifikohen me idiotësira nga më të mëdhatë se pse nuk po ndërtohet Teatri Kombëtar.

Ai nuk po ndërtohet sepse Gjykata Kushtetuese na ka dhënë të drejtë. I ka dhënë të drejtë Presidentit të Republikës që duke rrëzuar ligjin special dhe VKM-në duke bërë që prona të kthehet atje ku ishte” – tha Budina. ©LAPSI.al

Të këshilluara

67 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 persona rtë infektuar me Covid, ndërsa nuk ka patur asnjë humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e ...

17:51

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI