Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

VIDEO/ Pllakos heshtja në TV shtetëror rus, ish-koloneli: Po dështojmë në Ukrainë

Lapsi.al 17 May 2022
VIDEO/ Pllakos heshtja në TV shtetëror rus, ish-koloneli: Po

Mediat kryesore të Rusisë ofrojnë një pamje të luftës në Ukrainë, e cila nuk i ngjason asaj që shihet nga të tjerët. Si fillim ata nuk e quajnë as “luftë”. Por një redaktor i BBC për Rusinë vuri re një transmetim të pazakontë në TV shtetëror rus.

Programi i quajtur “60 minuta”, emisioni kryesor i debateve që jepet 2 herë në ditë në televizionin shtetëror e orienton diskutimin në studio për të promovuar linjën e Kremlinit për absolutisht gjithçka, duke përfshirë të ashtuquajturin "operacion special ushtarak" të Presidentit Putin në Ukrainë.

Kremlini ende pohon se ofensiva ruse po shkon sipas planit. Por të hënën mbrëma, i ftuari në studio Mikhail Khodarenok, një analist ushtarak dhe kolonel në pension, bëri një panoramë krejtësisht të ndryshme.

Ai paralajmëroi se "situata [për Rusinë] do të përkeqësohet qartazi" pasi Ukraina po merr ndihma ushtarake shtesë nga Perëndimi dhe se "ushtria ukrainase mund të armatosë 1 milion njerëz".

Duke iu referuar ushtarëve ukrainas, ai vuri në dukje se: "Dëshira për të mbrojtur atdheun e tyre është shumë e madhe. Fitorja përfundimtare në fushën e betejës përcaktohet nga morali i lartë i trupave që derdhin gjak për idetë për të cilat janë gati të luftojnë.

Problemi më i madh për situatën ushtarake dhe politike [të Rusisë] është se ne jemi në izolim total politik dhe e gjithë bota është kundër nesh, edhe nëse nuk duam ta pranojmë. Ne duhet ta zgjidhim këtë situatë.

Situata nuk mund të konsiderohet normale kur kundër nesh ka një koalicion prej 42 shtetesh dhe kur burimet tona ushtarako-politike dhe ushtarako-teknike janë të kufizuara” – tha koloneli në pension.

Të ftuarit e tjerë në studio heshtën. Edhe prezantuesja, Olga Skabeyeva që normalisht është e ashpër dhe e zëshme në mbrojtjen e saj ndaj Kremlinit, por që u shfaq çuditërisht e nënshtruar.

Vlen të theksohet se Khodarenok ka qenë pesimist për sulmin edhe në një shkrim përpara se ai të ndodhte, citon lapsi.al. Ai kritikoi ata që i quajti "skifterë entuziastë dhe qyqe të nxituara" që pretendonin se Rusia do të fitonte lehtësisht një luftë kundër Ukrainës.

“Një konflikt i armatosur me Ukrainën nuk është në interesat kombëtare të Rusisë” – tha ai atëherë.

Kritika në shtyp është një gjë, por në TV për një audiencë prej miliona njerëzish është krejtësisht një nivel tjetër. Duket se Kremlini po dështon të kontrollojë tashmë peizazhin informativ. Mbyllja e burimeve të pavarura të lajmeve ruse ka bërë që televizioni të jetë mjeti kryesor në Rusi për informimin e opinionit publik.

Është e rrallë të dëgjosh një analizë kaq realiste të ngjarjeve në një TV rus. E rrallë, por jo e vetme. Javët e fundit, në Rusi janë shtuar pikëpamjet kritike në televizion. Në mars, në një tjetër emision televiziv popullor, një regjisor rus i tha prezantuesit: "Lufta në Ukrainë paraqet një pamje të frikshme. Ajo ka një ndikim shumë shtypës në shoqërinë tonë".

Pra, si duhet ta kuptojmë atë që ndodhi në emisionin “60 Minuta”? A ishte kjo një thirrje zgjimi spontane dhe e papritur? Apo ishte një shpërthim realiteti i planifikuar paraprakisht nga vetë Moska për të përgatitur publikun rus për lajme negative mbi ecurinë e "operacionit special ushtarak"?

Është e vështirë të thuhet. Por siç thonë ata që dalin në televizion: “Qëndroni të sintonizuar me TV ruse për sinjale të mëtejshme”. ©LAPSI.al

https://twitter.com/BBCSteveR/status/1526329765065539592?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1526329765065539592%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-europe-61484222

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI