Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

Lapsi.al 16 May 2022
Dy fytyrat e presidentit bullgar Rumen Radev

Presidenti bullgar, Rumen Radev, zhvillon një vizitë në Berlin. Gjatë takimit me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier më 16 maj 2022 ata do të flasin për agresionin rus kundër Ukrainës. Radevi ka simpati për Rusinë, gjë që lidhet edhe me biografinë e tij.

Para se të bëhej president Rumen Radev kishte bërë karierë në ushtri ku shërbente si pilot. Ai ishte anëtar i Partisë Komuniste Bullgare dhe krenar për 1.400 orët që ka fluturuar me avionët bombardues sovjetikë të tipit MiG-29 deri sa në vitin 2014 u bë Komandant i Përgjithshëm i Aviacionit Ushtarak të Bullgarisë.

Nga kariera ushtarake ai hoqi dorë vetëm kur fitoi disi çuditërisht zgjedhjet presidenciale në nëntor 2016, me mbështetjen e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe me ndihmën e Moskës.

Kryetarja e BSP-së Kornelia Ninova pranoi pas zgjedhjeve se e kishte diskutuar kandidaturën e Radevit me Leonid Reshetnikovin, ish-gjeneral në pension i shërbimit sekret rus dhe drejtor i Institutit të Moskës për Kërkime Strategjike (RISS). Reshetnikovi kishte kryer më parë një sondazh në Bullgari për të përcaktuar profilin më premtues të kandidatit.

Për këtë ai përdori liderin e lëvizjes rusofile, Nikolai Malinow, i cili ndërkohë akuzohet si "agjent për ndikimin rus". Nga sondazhi si kandidati më premtues rezultoi Rumen Radev, për të cilin Reshetnikovi shpresonte se do ta riorientonte Bullgarinë jo më nga Perëndimi por drejt Rusisë.

Sulmi i Rusisë së Putinit ndaj Ukrainës nxori në pas lidhjet e presidentit bullgar Rumen Radev me Moskën. Është e paqartë nëse simpatitë e tij për Rusinë rrjedhin nga një bindje e thellë apo nga lidhja me rusofilinë që është e përhapur në Bullgari. Por që prej 24 shkurtit 2022 Presidenti bullgar po ndjek një kurs balancues tejet të rrezikshëm.

Nga njëra anë Radevi e dënon sulmin rus dhe deklaron publikisht besnikërinë e Bullgarisë ndaj NATO-s, anëtare e së cilës vendi është që nga viti 2004. Në të njëjtën kohë, siç mësoi DW nga qarqet e NATO-s në Sofje, Radevi shkaktoi një habi të madhe kur u shpreh kundër sigurimit të hapësirës ajrore bullgare nga forcat e NATO-s, të cilat synojnë të kompensojnë gjendjen e mjeruar të forcave ajrore bullgare.

Radevi e refuzon ndihmën ushtarake për Ukrainën sepse kjo "zgjat luftën" dhe përbën një "hap të rrezikshëm drejt hyrjes së drejtpërdrejtë në luftë". Paralajmërimet për "vetëshkatërrimin e Evropës" dhe thirrjet për "neutralitet" nga ana e Bullgarisë janë bërë së fundmi pjesë e repertorit të tij retorik.

Po ashtu Radevi ka nxitur javët e fundit edhe konfliktet me kryeministrin pro-perëndimor Petkov duke ashpërsuar mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut ose duke sulmuar menaxhimin e krizës nga qeveria bullgare pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz.

Retorika pro-ruse, nacionaliste dhe anti-NATO e Radevit është e rezervuar për politikën e brendshme bullgare. Kur shfaqet në skenën ndërkombëtare, ai luan rolin e një aleati besnik dhe paqesjellës, i cili synon të balancojë gjërat.

Pra ashtu si gjatë vizitës së tij në Pragë më 10 maj 2022, edhe në Berlin ai do të dënojë agresionin rus, do të mbrojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe do të bëjë thirrje për një diversifikim të importeve evropiane të energjisë. Shkurt ai do të luajë rolin e presidentit Rumen Radev, të cilin e ka përgatitur për rastet kur zhvillon takime në vendet perëndimore./ DW

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI