Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Presidenti i ri, ironia e Ramës: Nëse opozita ka ndonjë figurë të pazbuluar...

Lapsi.al 16 May 2022
Presidenti i ri, ironia e Ramës: Nëse opozita ka ndonjë

Kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë që Presidenti i ri të jetë edhe politik. I pyetur nga gazetarët se nëse mazhoranca do të rishikojë kriterin që Kreu i ri i Shtetit të mos jetë aktiv në politik, Rama dhe se nuk është vendosur asnjë kriter. I vetmi kriter tha ai është që kandidati të mos jetë nga grupi parlamentar i PS.

Ai u shpreh se nuk beson se brenda PD ka nje kandidat per President, por me ironi u shpreh se nese ka ndonjë kandidat te pazbuluar le te publikohet.

Pyetje: Mund ta rishikojë PS kriterin që Presidenti mos të jetë aktiv në politikë?

Rama: Ne nuk kemi kushtëzuar askënd ne thjesht kemi thënë që kandidati për President nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar. Nuk kemi vënë kushte të tjera dhe aq më pak të kushtëzojmë të tjerët. Kur hedh vështrimin në lëndinat e tjera të parlament aty është të identifikosh ndonjë kandidat të mundshëm.

Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që është aktualisht në parlament dhe plotëson nevojat që ka vendi për president të na e thonë cili është dhe mbase në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pazbuluar, por nga sa ne i shohim janë jo vetëm të zbuluara, por edhe të pambulueshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI