Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Pamje nga aksidenti tragjik në Vlorë, trupat e viktimave i kishin mbuluar inertet (VIDEO)

Lapsi.al 16 May 2022
Pamje nga aksidenti tragjik në Vlorë, trupat e viktimave i kishin

Një aksident tragjik u shënua paraditen e sotme në bypass-in e Vlorës, në zonën Orikum-Kaninë, ku një kamion me inerte u rrëzua duke punuar. Për pasojë kanë humbur jetën shoferi i kamionit, 32-vjeçar, Armand Beu nga Kavaja si dhe pasagjeri, Klajdi Kaja 28 vjeç, banues në Lushnje.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë dhe atyre zjarrëfikëse për nxjerrjen e trupave të pajetë, pasi nga përplasja viktimat kanë përfunduar jashtë kamioni e sipër tyre kanë rënë inertet.

Ngjarja është regjistruara rreth orës 10:40 ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkak mund të jetë bërë shpejtësia. Kamioni me inerte që udhëtonin viktimat ishte i ngarkuar me zhavorr e po lëvizte nga zona e Kaninës në drejtim të Orikumit kur shoferi ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një shkëmb në bypass.

Siç shihet përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal e duke marrë dëmtime të shumta. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut që çoi në regjistrimin e aksidentit të rëndë që u mori jetën 2 të rinjve.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI