Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Pas 9 vitesh qeverisje Rama bën premtimin e dalë boje: Administrata nuk do të jetë më në influencën e partisë

Lapsi.al 16 May 2022
Pas 9 vitesh qeverisje Rama bën premtimin e dalë boje: Administrata

Partia Socialiste është në kërkim të kryetarëve të rinj të partisë për 61 bashkitë e vendit pasi zhduku votimin sipas parimit një anëtar një votë. Por Rama sot shkoi edhe më tej gjatë një takimi me strukturat e PS në Tiranë teksa paralajmëroi kryetarët e rinj të PS që do të zgjidhen që mos e shohin më administratën si copë të tyre.  Sipas kryeministrit Edi Rama, kryetarët e partive duhet të ndahen nga mendësia e vjetër, ku e shohin çdo vend të administratës si të tyrin. I dëgjuar nga Rama ky zotim pas 9 vitesh qeverisje ngjan vërtet shumë qesharak. 

“Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces nuk është thjeshtë e natyrës organizative por e natyrës politike. E kemi bërë këtë diskutim shpesh, dhe mbase në do të bie në përsëritje, por për mua është shqetësim i cili duhet adresuar nga i gjithë lidershipi i partisë në të gjithë territorin, sepse nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të papolituzuar ashtu siç duhet, persona që puna e të cilëve edhe për shkak të të qenit forcës ton politike në qeveri apo nivelin vendor, fokusohen tërësisht në çështje të natyrës administrative dhe pothuajse vendin kryesor e zë trajtimi i ankesave të njërit apo tjetrit, jam në punë nuk jam në punë, kush u fut në punë, kjo është një pasojë e një periudhe të gjatë kohe, por e cila duhet adresuar. Sigurisht që PS nuk është absolutisht në mundësinë që ta lërë këtë inerci të vazhdojë, edhe pse në një pjesë të madhe kemi arritur ta garantojmë qëndrueshmërinë e administratës duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrjes, deri në kohën kur morëm detyrën, për hir të vërtetës e ka patur edhe pasi morëm detyrën, për shkak të aleatit që kishim në koalicion, por edhe për faktin që duke parë rrushi rrushin piqej. Ne kemi larguar nga duart e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, infermierëve dhe infermiereve, sepse për trupën e mjekëve nuk ka qenë e njëjtë me rastet e tjera, patjetër që kemi respektuar më shumë se çdo kush tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike, por sigurisht prej disa vitesh tani më kjo është histori e tejkaluar dhe pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie, ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë dhje për të vazhduar të njëjtin avaz e bën edhe më të pakuptimtë dhe më dëmtues rolin e atyre kryetarëve që ju ka ngelur ora po atje. Por është edhe ana tjetër për pasjen në territor të kryetarëve të partive që i përgjigjen kryetarëve të Bashkisë. Absolutisht nuk është e nevojshme apo në kundërshti, por është e kotë që të jenë një, aq më tepër kur detyrat e tyre janë ndryshe. Ne na duhen kryetarë partie që janë të gatshëm të përballen me njerëzit, dhe për të mos e pritur përballen me njerëzit kur vjen deputeti, apo kur vjen fushata elektorale, se në të gjitha rastet është deputeti apo kryetari bashkisë apo e gjithë forca politike në fushatë”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI