Flash

Ukraina fiton Eurovision 2022

Lapsi.al 15 May 2022
Ukraina fiton Eurovision 2022

Fituesi i Eurovision 2022 është Ukraina. Hyrja e këtij viti në Eurovision nga ukrainasit ishte një kënga që artisti Oleh Psiuk ia kushton si një odë të ëmës së tij, por që  tani shumë njerëz kanë filluar ta shohin atë si një dedikim për Ukrainën.

Mbrëmja e natës finale të Eurovision është hapur me një mesazh kundër luftës ku qindra muzikantë kënduan “Give Peace a Chance” në qendër të Torinos, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Në garë për çmimin ishin 25 shtete. Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale. Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedia.

Shqipëria nuk ia doli që të ishte një ndër finalistet, pasi kënga e Ronela Hajatit "Sekret" nuk u kualifikua në finalen e kompeticionit më të madh muzikor europian.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI