Flash

Emërohet nënkryetari i ri i bashkisë së Durrësit

Lapsi.al 14 May 2022
Emërohet nënkryetari i ri i bashkisë së Durrësit

Elio Jani është emëruar nënkryetar i ri i bashkisë Durrës. Jani bëhet kështu nënkryetari i tretë i bashkisë, pas emërimit të Gentian Kallmit dhe Renis Mullajt (ky i fundit u caktua në këtë post rreth një muaj më parë). Në organikën e bashkisë Durrës janë 4 nënkryetarë, kështu që pritet që në javët në vazhdim të caktohet një tjetër emër i ri në këtë post.

Jani aktualisht mban postin e sekretarit organizativ të PS Durrës dhe njëkohësisht ushtron detyrën e këshilltarit bashkiak dhe kryetarit të Komisionit të Strehimit dhe Shërbimeve Publike në KB. Deri një javë më parë, ai mbante detyrën e specialistit pranë njësisë së standardeve në portin e Durrësit, nga e cila dha dorëheqjen. Më herët, Elio Jani ka mbajtur postin e drejtorit juridik pranë Autoritetit Portual Durrës.

Të këshilluara

Gjykata e Vlorës liron Ferdinand Llanaj

Eshtë lënë i lirë nga qelia e paraburgimit, Ferdinand Llanaj. Gjykata e Vlorës ka ndryshuar ndaj tij masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest në shtëpi”...

12:20

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI