Flash

Gjimnazi Sami Frashëri/ Tabaku nxjer dokumentin e mashtrimit të Veliajt

Lapsi.al 14 May 2022
Gjimnazi Sami Frashëri/ Tabaku nxjer dokumentin e mashtrimit të

Replikat dhe kundër replikat mes Erion Veliajt dhe Jorida Tabakut në lidhje me rindërtimin e gjimnazit Sami Frashëri, janë shndërruar në një sagë të vërtetë duke përfunduar dhe para gjykatës. Kryebashkiaku e ka paditur deputeten e opozitës për shpifje duke pretenduar se ajo gënjen kur thotë se ndërtesa e vjetër u është shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020.

Por Tabaku ka arritur më në fund të sigurojë një dokument të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Regullimit të Teritorit për qendrën Rspublika i cili i jep të drejtë akuzave të saj. "Një shkresë e institucioneve shtetërore tregon se si Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi. Një shtet ku sundon ligji lips që gjithsekush të ndëshkohet për shkeljen e tij, ndërsa një qeveri ku sundon oligarkia dhe korrupsioni kanë vetëm nëj qëllim; shkeljen e ligjit për përfitimet personale" ka shkruar Tabaku në llogarinë e saj në facebook duke publikuar edhe dokumentin. Sipas saj aty vertetohet:  "E para, shkolla Sami Frashëri u shemb pa një plan ndërtimi të miratuar nga institucionet përkatëse.

Së dyti, shkolla u shemb dhe nuk u morr një leje ndërtimi për ta ndërtuar atë, pra punimet u kryen në shkelje të plotë të ligjit. Nëse një qytetar arrestohet përse nuk ka marrë leje për të rregulluar avllinë apo çatinë, kryebashkiaku Veliaj bën qejf duke shkelur ligjin.

Së treti, u gënjeye kur u fol se shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian kur ndërkohë u ndërtua me paratë e taksapaguesve të Tiranës që përpos inceneratorit që e paguajnë 90 mijë euro në ditë, kanë paguar 3 herë më shtrenjtë këtë shkollë", thotë ajo duke shtuar: qytetaët nuk do ta harrojnë as këtë krim të kryer nga një nejri që ka betonizuar Tiranën.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Gjykata e Vlorës liron Ferdinand Llanaj

Eshtë lënë i lirë nga qelia e paraburgimit, Ferdinand Llanaj. Gjykata e Vlorës ka ndryshuar ndaj tij masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest në shtëpi”...

12:20

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI