Flash

Afera e inceneratorëve, Apeli lë në burg Alqi Bllakon

Lapsi.al 14 May 2022
Afera e inceneratorëve, Apeli lë në burg Alqi Bllakon

Alqi Bllako do të mbetet në burg! Apeli i GJKKO vendosi sot konfirmimin e vendimit të shkallës së parë për masën e sigurisë 'arrest me burg' për ish-deputetin, duke ia rrëzuar kërkesën Bllakos. Ky i fundit kishte kërkuar një masë sigurie më të butë, me pretendimin se nuk ishte i rrezikshëm, dhe nuk ka akses në prishjen e provave. Mirëpo Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë në shkallën e parë.

Bllako tha para gjykatës se në procedurat e shpronësimit për tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nuk ka pasur asnjë rol, pasi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit vetëm ka përcjellë praktiken për shpronësim të hartuar nga komisioni i ngritur me urdhër te Ministrit.

Seanca nisi rreth orës 10:00 paradite dhe përfundoi rreth orës 12:00. Trupa gjykuese u tërhoq për vendim dhe në orën 13:00 shpalli lënien në fuqi të vendimit të parë.

Ditë më parë ai depozitoi kërkesën për lirim. Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej muajsh.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI