Flash

Deklaratat mbi integrimin/ Ish-kryeministri kërkon mocion me debat në Kuvend

Lapsi.al 13 May 2022
Deklaratat mbi integrimin/ Ish-kryeministri kërkon mocion me debat në

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund të mbetet peng nga Maqedonia e Veriut, e si rrjedhojë do të ndryshohet kurs. Kjo ka nxitur reagimin e deputetëve të opozitës të cilët i konsiderojnë këto deklarata si ‘skandalizuese’ dhe 'antieuropiane'.

Për këtë arsye, gjatë një deklarate për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur ‘live’ një kërkesë urgjente drejtuar Kuvendit për një mocion me debat për çështjen e integrimit europian.

 

"Zonja Kryetare, siç është bërë e ditur nga mediat, Kryeministri Edi Rama sot në Bruksel është shprehur:  Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, sic e kemi thënë dhe sic e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t'u ulur formalisht në tryezë për negociata". Ne, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, e gjejmë këtë deklaratë të Kryeministrit Edi Rama skandaloze, turpëruese e keqdashëse, në dëm të të ardhmes europiane të qytetarëve shqiptarë.

Thellësisht të shqetësuar, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, po dorëzojmë këtë kërkesë për mocion me debat publik URGJENT në Kuvend në lidhje këto deklarata antieuropiane e të rrezikshme të Kryeministrit Edi Rama në Bruksel. Neni 98, pika 2 e rregullores kërkon mbledhjen brenda tre ditësh të Konferencës së Kryetarëve nga ana e Kryetares së Kuvendit për vendosjen e datës së zhvillimit të mocionit në seancë plenare.

Por meqenëse bëhe fjalë për një çështje të një rëndësie jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë, kërkojmë nga ana juaj mbledhjen URGJENTE, brenda ditës së premte datë 13.05.2022 të Konferencës së Kryetarëve dhe thirrjen e Parlamentit në seancë plenare të jashtëzakonshme ditën e hënë datë 16.05.2022 ku të debatohet rreth cështjeve të integrimit European dhe të shprehet edhe një herë vullneti për rrugën pro europiane të Shqipërisë në BE”, thuhet në kërkesë.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet është shënuar në vendin fqinj pak minuta më parë. Një tërmet i fortë me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur ishullin ...

12:53

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI