Flash

"Tërhiquni nga bordet e çmimeve, ju ka korruptuar Edi Rama", Berisha ka një thirrje për biznesmenët

Lapsi.al 13 May 2022
"Tërhiquni nga bordet e çmimeve, ju ka korruptuar Edi

Ish-Kryeministri Sali Berisha u kërkon biznesmenëve që janë pjesë e bordeve të çmimeve të ngritura nga qeveria për krizën globale, që të tërhiqen. Në një konferencë shtypi me gazetarët, Berisha iu drejtua atyre se prania në këto borde është e jashtëligjshme dhe për të mbajtur çmimet nën kontroll duhet vetëm indeksimi i tyre. Berisha i cilësoi ata si të korruptuar nga Kryeministri Edi Rama dhe paralajmëron se do të përballen me ligjin.

“Thirrje për të gjithë anëtarët e bordeve, largohuni nga bordet. Braktisni bordet sepse po merrni një rol të shëmtuar të mbrojtjes së një qeveria që vetëm vjedh. Unë ju garantoj ju se qëndrimi juaj në këto borde do t’u skalisë me të zeza në memorien e këtij vendi dhe këtij kombi. Çfarë biznesmenësh jeni ju që pranoni në kundërshtim me të gjitha rregullat e tregut në interes të një qeverie dhe një njeriu që vjedh nga mëngjesi në darkë t’u caktoni shqiptarëve çmimet ju? Nga buron kjo fuqi? Kush ja u dha juve këtë? Këto janë praktika staliniste anti-treg, anti-kushtetuese.

Ndaj dhe me praninë tuaj në borde, ju mund të fitoni lehtësira dhe të merrni dhe zarfe por turpëroni veten tuaj dhe bëheni absolutisht nesër përgjegjës para ligjit për këtë veprimtari që kryeni. Çmimet po rriten në mënyrë galopante, bordet po përligjin qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë ndaj rritjes së tyre. Ka vetëm një qëndrim kur rriten çmimet, indeksimi.

Zonja dhe zotërinj që rrini në bordet e përzgjedhura nga Edi Rama, nuk jeni ju indeksimi. Ju shkelmoni mbi qindra mijëra qytetarë që vuajnë nga kjo praktikë anti-demokratike, anti-kushtetuese, anti-treg. Prandaj tërhiquni! Gabuat. Ligji do të jetë ligj. Ju garantoj se sot Edi Rama ju ka korruptuar juve, por përgjegjësia është shumë më e madhe se kaq për ju. Ndaj dhe u kërkoj në emër të PD të largohen menjëherë nga bordet”, deklaroi Sali Berisha.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet është shënuar në vendin fqinj pak minuta më parë. Një tërmet i fortë me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur ishullin ...

12:53

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI