Flash

Bie numri i të diplomuarve në të gjitha nivelet, tkurrja më e fortë tek 9-vjeçarja

Lapsi.al 13 May 2022
Bie numri i të diplomuarve në të gjitha nivelet, tkurrja më

Në vitin shkollor 2020-21, u diplomuan në arsimin zyrtar 96.005 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,2%, krahasuar me vitin shkollor 2019-20. Ulje në numrin e të diplomuarve kanë patur të gjithë nivelet arsimore, 9-vjeçar, i mesëm dhe i lartë, raportoi INSTAT. Tkurrja më e fortë është shënuar në arsimin 9-vjeçar, duke reflektuar plakjen e popullsisë dhe rënien e lindshmërisë vitet e fundit.

Sipas niveleve arsimore, struktura e diplomimeve në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik.

Arsimi Parauniversitar 

Në vitin shkollor 2020-21, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 32.179 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Nga të diplomuarit në këtë nivel arsimor 52,9% ishin djem dhe 47,1% vajza.

Në arsimin e mesëm u diplomuan 31.136 nxënës, duke shënuar një ulje prej 1,7%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në këtë nivel arsimor u diplomuan 47,3% djem dhe 52,7% vajza. Në arsimin profesional u diplomuan 3.831 nxënës. Të diplomuarit e arsimit profesional përbëjnë 12,3% të të diplomuarve gjithsej në arsimin e mesëm. Raporti bruto i diplomimit në arsimin e mesëm per vitin shkollor 2020-21 është 79,6%.

Arsimi i Lartë 

Në vitin akademik 2020-21, u diplomuan në arsimin e lartë 32.690 studentë, duke shënuar një ulje të lehtë prej 0,6%, krahasuar me 2019-20. Studentët e diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 54,0% të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 40,8%. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.592 studente femra, ose 66,1% e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.

Administrim biznesi më i preferuari 

Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 30,0% ose më shumë se një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve. Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 18,9% të të diplomuarve meshkuj. Ndërsa, nga femrat gjithsej të diplomuara, fusha e dytë e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 18,3% të të diplomuarave.

Analizuar për secilën fushë veças, fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat krahasimisht me meshkujt janë “Arsim” (82,3%), ndjekur nga “Arte dhe shkenca humane” (79,9%) dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (79,1%). Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt krahasimisht me femrat janë “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (64,4%), “Shërbime” (63,9%) dhe “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit” (61,6%)./ Monitor

 

https://www.monitor.al/bie-numri-i-te-diplomuarve-ne-te-gjitha-nivelet-tkurrja-me-e-forte-tek-9-vjecarja/

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI