Flash

“Pres qëndrimin e mazhorancës”/ Alibeaj: Vendit nuk i duhet një president i dhomave të errëta

Lapsi.al 13 May 2022
“Pres qëndrimin e mazhorancës”/ Alibeaj: Vendit nuk i

Në një komunikim nga Kryesia pasi nuk mori pjesë në takimin me Partinë Socialiste, Enkelejd Alibeaj ka thënë se nuk bëhet procesi i zgjedhjes së presidentit nuk duhet bërë në dhoma të errëta. Alibeaj tha se kreu i shtetit duhet të jetë mbi palët ndërsa shtoi se ka njoftuar PS-në me një qëndrim zyrtar dhe nuk e cilëson të udhës që të vrapojnë pas emrave nëse nuk kanë kritere.

“Figura e presidentit do një proces real. Një figurë që të jetë e shqiptarëve, mbi palët politike. E për të arritur në këtë pikësynim ne jemi ofruar për të pasur një proces të sinqertë, të bazuar në kritere, procedurë. Ja kam përcjellë qëndrimin zyrtar të PD-së përfaqësuese të mazhorancës.”, u shpreh deputeti. 

Alibeaj tha po ashtu se për çështjen e kritereve ka marrë mbështetjen e Mesila Dodës dhe Fatmir Mediut.

"Kushtetuta e ka të qartë që presidenti zgjidhet me 84 vota...Është e kuptueshme që e drejta për të propozuar, së paku i takon opozitës. Ne kemi propozuar kritere sepse kemi detyrim, jo mes palëve politike, nuk duhet të jetë kështu, por një president që të dalë në sy të shqiptarëve. Ju i dini kriteret, njëri është që presidenti duhet të jetë antikomunist. Është vendosur një kriter për mosaktivizimin politik në 5 vitet e fundit, por nuk është i shkruar në gur. Ne këtë qëndrim tonin ia ofrojmë grupeve të tjera parlamentare sidomos atyre të opozitës. Me konsultimet që kam pasur me Dodën dhe Mediun kanë qëndruar tek kriteret.", tha Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI