Flash

DASH: Kosova dhe Serbia i zgjedhin vetë prioritetet e politikës së jashtme

Lapsi.al 13 May 2022
DASH: Kosova dhe Serbia i zgjedhin vetë prioritetet e politikës

“Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane, të cilat kanë të drejtë të zgjedhin vetë prioritetet e tyre për politikë të jashtme”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe. Departamenti amerikan i Shtetit e ka bërë këtë deklaratë, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova, duke bërë kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit. Në shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord për një moratorium – po ashtu njëvjeçar – mbi fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës si shtet. Në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit, moratoriumet tashmë kanë skaduar, por Departamenti amerikan i Shtetit ka inkurajuar më herët Kosovën dhe Serbinë që t’i vazhdojnë ato për të mundësuar përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Moratoriumi ka pasur synim të rrisë hapësirën për bisedime dhe kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, çka ne besojmë se përbën interes strategjik për të dyja shtetet”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit në një përgjigje për Zërin e Amerikës.

“Ne vazhdojmë të besojmë se dialogu për normalizim të marrëdhënieve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, është kyç për të dyja shtetet, në mënyrë që t’i hapin rrugë të ardhmes evropiane. Ne bëjmë thirrje për pjesëmarrje urgjente, fleksibile dhe serioze në këtë proces”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.

Pasi zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj, presidenti Vuçiq u ka thënë gazetarëve në Beograd se Prishtina “ka shkelur brutalisht” Marrëveshjen e Uashingtonit.

“Pas gati dhjetë vjetëve të shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit, ata kanë shkelur edhe Marrëveshjen e Uashingtonit, derisa rezoluta 1244 nuk është respektuar kurrë nga udhëheqësit e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Për shkak të vendimit të Kosovës, presidenti serb do të mbajë një takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të premten, 13 maj. Marrëveshja e Uashingtonit, e arritur më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, është nënshkruar në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet është shënuar në vendin fqinj pak minuta më parë. Një tërmet i fortë me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur ishullin ...

12:53

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI