Flash

Rama për Presidentin e ri: S'ka negociata me "non gratën", ai është gur në qafën e Shqipërisë

Lapsi.al 7 May 2022
Rama për Presidentin e ri: S'ka negociata me "non

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kategorikisht Sali Berishën dhe dhe grupin e tij "Rithemelimin" në procesi e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

"Goja jonë është e larë, gojë për të larë kanë ata që jashtënxjerrin nga mëngjesi deri në darkë. S’na duhet konsensusi, na duhet në President që të mos na turpërojë kur del në TV apo kur flet për Malin me Gropa. Jemi në kërkim të një Presidenti/je që të plotësojë disa kushte dhe të rrezatojë përtej nesh. Disa figura s’mund të jenë. Nëse ata do sjellin një propozim bindës do e pranojmë menjëherë pa asnjë problem, por s’mund të jetë figurë politike që vjen nga rrugët e qametit. Do zgjedhim Avokatin e Popullit, te sjellin emrat.

E përjashtoj kategorikisht non gratën e madhe dhe shpurën e tij. PS nuk do njohë për asnjë rast dhe asnjë arsye asnjë vendim apo kërkesë që buron nga ai vendim. S’do kemi asnjë lidhje. Të hidhen përpjetë të zbresin, të rihidhen përpjetëm të zbresin, s’do pranojmë asnjë kërkesë të atij burimi të së keqes më të madhe të vendit tonë, jo për Presidentin por as për rojën, as një hu gardhi për ta vënë në fund të Lanës, si kërkojmë opinion.

Sot shpura që i shkon nga mbrapa, i kthen kurrizin të ardhmes. Non grata është gur në qafën e Shqipërisë", tha Rama.

Të këshilluara

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të jenë prezente në vendin tonë, ku do të kemi vranësira të shumta deri në orët e pasdites, duke krijuar mundësi për shira...

08:29

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI