Flash

Rama këshillon socialistët: Të mos përfundojmë si kundërshtarët tanë

Lapsi.al 7 May 2022
Rama këshillon socialistët: Të mos përfundojmë si

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama ka këshilluar të vetët që të jenë të kujdesshëm të mos përfundojnë si opozita.

“Të mos përfundojmë si kundërshtarët tanë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS. Kryesocialisti kërkoi forcimin dhe organizimin e strukturave të partisë.

Sipas tij, PS në territor duhet të jetë e votuesve dhe këshilloi që vetëm në këtë mënyrë nuk do të përfundojnë si kundërshtarët politikë.

“Garancinë për të qenë në krye të vendit na e jep një PS që arrin në territor të na përfaqësojë me dinjitet dhe të komunikojë ashtu si duhet me njerëzit. Pa harruar asnjëherë që anëtarësia jonë reale është 60-70 mijë, ndërsa votuesit janë 600-700 mijë dhe më shumë. PS në territor duhet të jetë e votuesve tanë. Kjo është shumë e rëndësishme ta kuptojmë sot përpara se të jetë vonë. Përpa se largqoftë të përfundojmë siç kanë përfunduar kundërshtarët tanë.

Kjo është pjesa më e rëndësishme e këtyre dy muajve ku hyjmë. Për të pasur në fund të qershorit një grup kandidaturash për 60 bashkitë që të përmbushë këtë qëllim. Në shtator tetor të vijojmë me të njëjtën mënyrë për kandidaturat për njësitë bashkiake. Paralelisht me gjithë organizimin e partisë në territor”, tha Rama.

Të këshilluara

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të jenë prezente në vendin tonë, ku do të kemi vranësira të shumta deri në orët e pasdites, duke krijuar mundësi për shira...

08:29

Digjen 4 automjete gjatë natës në Shkodër

Katër automjete janë djegur gjatë natës së kaluar në hyrje të Shkodrës. Makinat ishin parkuar pas një pallati ndersa dyshohet qe zjarrvenia të jetë e qëllimshme...

09:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI