Flash

Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lapsi.al 7 May 2022
Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Republika e Kosovës shumë shpejt pritet të marrë ftesë për aplikim në Këshillin Evropës. Ftesa do të bëhet nga një shtet i anëtar i BE-së. Ndërsa me 20 maj është paraparë të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së në Torino të Italisë.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar një aplikim të shpejtë pa përmendur data. Po ashtu edhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë paralajmëruar që aplikimi i Kosovës në këtë mekanizëm mund të bëhet brenda këtij muaji.

"Edini që në fund të majit është koha do të mbahet takimi komiteti të ministrave dhe aty do të bëhet miratimi i aplikimeve që shkojën miratimi i vendimeve një ndërt to mundet me qenë edhe aplikimi i Kosovës, kjo do të thotë që gjatë javës së ardhmes duhet të aplikojë Kosova për anëtarësim ne KE..", tha Ariana Musliu Shoshi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme nga PDK

"Si Kosovë por edhe si qeveri edhe parlamentin i Kosovë, grupi parlamentar edhe kuvendi, duhet të kërkojmë në vazhdimësi që të bëjmë kërkesa të tilla sepse është e palogjikshme që të rrimë në një vend sepse s’na konvenon kjo, ne edhe si deputet kërkojmë që Kosova të drejta e veta sepse është e orientuar drejtë dhe orientimi i saj është properëndimor. ne e dini që padrejtësisht nuk e kemi edhe liberalizimin e vizave, tha Time Kadrijaj anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme nga AAK.

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian nga LDK Rrezarta Krasniqi ka thënë se marrë parasysh rrethanat e reja gjeopolitike në rajon, pas invazionit ushtarak rus në Ukrainë, disa procese si në rastin konkret ky i anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës mund të ndodhin në një afat të përshpejtuar./ RTK

Të këshilluara

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të jenë prezente në vendin tonë, ku do të kemi vranësira të shumta deri në orët e pasdites, duke krijuar mundësi për shira...

08:29

Digjen 4 automjete gjatë natës në Shkodër

Katër automjete janë djegur gjatë natës së kaluar në hyrje të Shkodrës. Makinat ishin parkuar pas një pallati ndersa dyshohet qe zjarrvenia të jetë e qëllimshme...

09:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI