Flash

Kadilli: PD ende e përçarë, përballë Berishës nuk ka garë

Lapsi.al 6 May 2022
Kadilli: PD ende e përçarë, përballë Berishës

Fatbardh Kadilli ka renditur edhe njëherë tjetër të gjitha arsyet që e ‘ndalojnë’ të kandidojë në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Kadilli tha se 22 maji sipas tij nuk është garë. Ai shtoi se aty kandidon Berisha dhe ndoshta ndonjë person tjetër, por që rend pas ish-kryeministrit.

“Partia është e përçarë. Nuk jam i asaj që thuhet se vota sjell bashkimin, pasi vota po thellon çarjen. Mjafton të shikoni retorikën, deklaratat dhe akuzat. Partia është në një konflikt, kemi një bazë partie e cila nuk u bë pjesë e asnjë procesi.

Kemi një grup parlamentar që nuk po bën aspak politikë. Më saktë në zgjedhjet e 6 marsit mësuam se ka 3 pjesë: një që mbështeti Berishën, një kandidatët e Bashës dhe një e tretë që qëndroi në shtëpi, pra nuk votoi.

Në 22 maj kemi zgjedhjen e kryetarit, por nuk është garë e vërtetë, pasi rreshti është i Berishës. Nuk mund të bësh as ballafaqim politik. Berisha u nxitua me procesin, e bëri shumë shpejt të gjithë procesin zgjedhor, madje më shpejt edhe se Basha në garën e qershorit 2021” - tha Kadilli.

Kadilli tha se nuk votoi për Edi Palokën si kryetar të KK për shkak të një prej deklaratave të vetë Palokës. Sipas Kadillit, fakti që Paloka ka treguar më herët se ka manipuluar votat, ka bërë që ai të mos i besonte më.

“Jam i votuar nga delegatët për Këshillin Kombëtar. Sot ne votuam për kryetarin e Këshillit Kombëtar. Edi Paloka ka deklaruar hapur se ka futur duart në procesin zgjedhor në qershor 2021 dhe unë kam votuar për kandidaturën e zonjës Qirici,” - tha Kadilli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI