Flash

Vuçiç: Deklaratat e Putin për Kosovën kanë shtuar presionin mbi ne

Lapsi.al 6 May 2022
Vuçiç: Deklaratat e Putin për Kosovën kanë shtuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij është nën presion për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ai tha se situata në Serbi “ka ndryshuar për keq”, pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ky i fundit e ka krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas.

Rusia, ashtu si edhe Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Duke iu drejtuar kombit, pasditen e së premtes, Vuçiq tha se “i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë shpejt kah njohja e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në territorin e Ukrainës”.

Sipas tij, “një numër i vogël vendesh thonë se janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “një numër në rritje kërkon njohje reciproke”. Vuçiq tha se Serbia “po paguan çmim të lartë” edhe për faktin se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka sanksionuar shtetin rus, me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pritur në takime të ndara nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ky i fundit ka porositur se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kurti, pas takimit, ka thënë se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit të negociatave me Serbinë”.

Vuçiq, në anën tjetër, ka thënë se Serbia “do të bëjë të pamundurën për të arritur një zgjidhje kompromisi”. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./REL/

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI