Flash

Pendohet Rudina Hajdari: Bëra gabim që pranova përjashtimin e Bashës

Lapsi.al 6 May 2022
Pendohet Rudina Hajdari: Bëra gabim që pranova përjashtimin e

Rudina Hajdari, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka kërkuar falje në mbledhjen e këtij këshilli duke theksuar se nuk duhet të ishte larguar nga selia blu dhe se nuk do të ketë njeri që ta përjashtojë sërish atë. Hajdari shkoi edhe më tej kur tha se nuk duhet ta kishte pranuar përjashtimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe se askush nuk duhet të largohet nga kjo forcë politike. Sipas Hajdarit ky duhet të jetë betimi i gjithsecilit prej anëtarëve të këshillit për të cilët sugjeroi se duhet të jenë pjesë e procesit vendimmarrës në Partinë Demokratike.

“Ta kthejmë këshillin kombëtar më të rëndësishëm duhet të kemi përplasje idesh dhe argumentesh dhe ta bëjmë këtu debatin. I ftoj të gjithë anëtarët e këshillit të mbajnë këtë qëndrim. Mos ta kthejnë këtë debat midis individëve por ta kthejnë në debate idesh. Ajo çka ka ndodhur më parë është se anëtarët e Këshilli Kombëtar thjesht kanë ngritur dorën dhe nuk kanë marrë vendime kyçe. Sot është koha për të parë njëri-tjetrin në sy dhe Këshilli Kombëtar të jetë organi më i rëndësishëm i PD-së. Më parë kush mendonte ndryshe përjashtohej. Ndaj ne ta përdorim këtë këshill për të marrë vendimet më të rëndësishme të PD-së dhe që PD të kthehet në ato shina që ka pasur për ta kthyer Shqipërinë drejt BE-së dhe t’i japim fund kryetarokracisë dhe të kuptojmë që jemi të gjithë të rëndësishëm në këtë sallë. Ju garantoj dhe një farë mënyre këtu kërkoj edhe falje që nuk do të ketë njeri të më përjashtojë nga kjo sallë. Do jem këtu, është faji im falje që pranova përjashtimin e ish-liderit. Nuk duhet ta kisha pranuar, nuk do ta pranoj edhe nëse më përjashtojnë nuk do të iki nga kjo sallë. Këtu do të rri në këtë sallë. Këtu do të rri bashkë me ju dhe kështu duhet të jetë betimi i gjithsecilit prej jush”, u shpreh Rudina Hajdari në fjalën e saj.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI