Flash

Rama presion haptaz: E gjithë Shqipëria do Ilir Metën para SPAK-ut

Lapsi.al 7 May 2022
Rama presion haptaz: E gjithë Shqipëria do Ilir Metën para

Në fjalën e e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama i tërhoqi sot sërish vëmendje SPAK-ut. Ndërkohë, që në Kongresin e PS, në 9 prill i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzat e DASH, duket se të njëjtën gjë shprehu sot për një tjetër kundërshtar politik. Rama tha se jo vetëm ai, por e gjithë Shqipëria e do Ilir Metën para SPAK-ut.

Kryeministri kritikoi SPAK-un se nuk kanë bërë asnjë hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu, të cilët i quajti “peshq të mëdhenj”. Kreu i qeverisë iu referua Ardian Dvoranit, që sipas tij ndonëse u cilësoi kampion i luftës kundër korrupsionit nga Sekretari i Shtetit, u shënjestrua nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa për këtë fajësoi Ilir Metën.

“SPAK-u të bëj disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetesh në këtë vend mbase do kisha qenë unë që do të bëja denoncim sot. Por nuk kam sesi ia shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike kur shikoj që balanca jo në aspektin politk, por në atë të drejtësisë është ende shumë e shtrëmbëruar.

Në Kongres solla shembullin e arkës së peshkut. Këtu po sjell një tjetër. SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshe për të vepruar ,minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit si një ndër kampionët që të mos e lejonte të hynte në proces për tu promovuar i gjykatës.

SPAK në mënyrë të rrufeshme a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit. Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfry si një fluskë sapuni.

Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurueshëm sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë kashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg. Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në monetin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i ant-korrupsioni nga DASH është futur në hetim nga SPAK nga ai që jo vetëm unë por gjithë Shqipëria mezi pret ta shikojë para SPAK-ut”, tha Rama.

Të këshilluara

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të jenë prezente në vendin tonë, ku do të kemi vranësira të shumta deri në orët e pasdites, duke krijuar mundësi për shira...

08:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI