Një person ka humbur jetën në Tiranë, pasi është goditur me thikë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz” në kryeqytet. Sipas uniformave blu, Olger Dhimitri 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Ilir Kapo, 60 vjeç. Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Sherri mes tyre ka nisur pas kanë qenë duke pirë në një lokal. Ata janë banorë të së njëjtës lagje, ndërsa dyshohet se autori i krimit është përdorues droge.
Autori është arrestuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-07-at-12.53.18-PM-1.mp4"][/video]