Flash

Lubonja ia thotë në sy Berishës: Të kemi peshqesh nga amerikanët

Lapsi.al 5 May 2022
Lubonja ia thotë në sy Berishës: Të kemi peshqesh nga

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha sa i përket kthimit të tij në jetën politike aktive. Sipas Lubonjës rikthimi i Berishës erdhi si një peshqesh nga amerikanët pas shpalljes së tij non-grata.

I ftuar në emisionin “Open”, Berisha tha se nuk mund të lejonte të huajt që të përcaktonin se kush mund të futej në parlament dhe se nuk mund të lejonte që Lulzim Basha të bëhej një humbës i tretë në Partinë Demokratike, por Lubonja kishte një tjetër qëndrim.

“Unë nuk mund të them që “PD nuk është e Sali Berishës”. Por është një parti e zvogëluar ndërkohë që kemi nevojë për një lëvizje më të gjerë se PD për të bërë një opozitë. Çfarë mendoj unë që, këtu duke pasur parasysh peshën e Sali Berishës, e pengon krijimin e kësaj lëvizje.

Unë dua një parti që tani të fillojë, të kishte fraksionet. Ka një fraksion antiamerikan, ose anti-ambasadorë. Kush mund t’i mbajë bashkë në një parti këto. Ju me këtë pozicion, me këtë historik, thoni që të vijnë por ata largohen.

Këtu do mbetet një parti e vogël. Nuk mund të ketë një kryetar tjetër, se do i thonë kukull të Sali Berishës. Kemi nevojë për një PD që të hapet, të jetë demokratike, të pranojë rryma. Ju këtë nuk e premtoni dot” - i tha Lubonja.

Berisha ia ktheu: “Unë vetëm këtë premtoj. Është paragjykim”.

“Lulzim Bashën ju e krijuat. Ishte figura që nuk u bë kurrë kryetar partie me të vërtetë. Unë nuk shoh që kjo parti të nxjerrë një kryetar dhe një figurë” – i tha Lubonja.

“Ka mundësi. Ka mundësi vetëm nëse kryetari largohet nëse humbet zgjedhjet. Me këto largime, mund të largohet një person që mund të çojë në zgjedhje. Nëse nuk do isha larguar, Edi Rama nuk do ishte. Unë bëra shumë mirë që u largova. Rikthimi nuk është vullnet. Vullneti është vetëm një element që shhumë shpesh mund të jetë qesharak. Xhorxh Papandreu tha do rikthehem. Ai ka pasuri të madhe. Filluan artikujt që do rikthehet. U fut në garë dhe mori 2%. Me gjithë trashëgiminë” – iu përgjigj Berisha.

“E kemi peshqesh nga amerikanët rikthimin tuaj. Mos të kishin shpallur non-grata nuk do ishe rikthyer” - i tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI