Flash

Berisha: Basha mund të krijojë parti të re, por ka rënie katastrofale

Lapsi.al 5 May 2022
Berisha: Basha mund të krijojë parti të re, por ka rënie

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se ka një grup pro-Basha edhe pse me një rënie katastrofike sipas tij. Sipas Berishës në një të ardhme, Basha mund të krijojë edhe një parti të re, por ai tha se grupi që e mbështet është i parëndësishëm. Në një bashkëbisedim me analistin Fatos Lubonja, Berisha përmendi edhe një herë votën Pro të Bashës për zgjatjen e vettingut.

"A e ke ndjekur Lulzim Bashën?! Ai thotë; foltorja. Secili prej jush po të dilte, 15-20 veta i bashkohen. Ka një poll që po bëhet, i Euronews, ai zbret te 2%, ka rënien më katastrofale që pëson një njeri. Ai nesër mund të krijojë një parti, por them se ku është ai. Ka një grup të Bashës, se mohoj por i parëndësishëm. Po flirton dhe po flirton me Edi Ramën. Shkoi votoi zgjatjen e vettingut, pasi e kishte quajtur procesin mafioz", tha Berisha.

Deklaratat Berisha i bëri në emisionin “Open.” Partia Demokratike që prej 9 shtatorit ka filluar një “luftë” të brendshme e cila ende nuk ka gjetur një zgjidhje.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI