Flash

KUJDES! PAMJE TE RENDA/ Në qelinë e komisariatit pas vetëvarjes së Ilvi Metës

Lapsi.al 5 May 2022
KUJDES! PAMJE TE RENDA/ Në qelinë e komisariatit pas vetëvarjes

Janë publikuar në TCH fotot e trupit të Ilvi Metës, i cili dyshohet se u vetëvra në komisariatin e Kavajës mbrëmjen e një dite më parë. 31-vjeçari u gjet i pajetë rreth orës 19:00 të mbrëmjes të së mërkurës në një prej qelive të komisariatit të Kavajës.

I riu ishte arrestuar me urdhër të gjykatës pasi ishte i dyshuar për vjedhjen e një banese në Kavajë më datën 2 prill. Forcat e policisë e mbyllën në dhomat e izolimit rreth orës 15:00 dhe 4 orë më vonë ai u gjet i pajetë.

Ekspertiza mjekoligjore zbuloi se 31-vjeçari Ilvi Meta nuk është dhunuar, por ka ndërruar jetë nga asfiksia. Ai dyshohet se është vetëvarur me rripin e kapuçit të bluzës që kishte veshur. Për këtë shkak janë vënë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës 3 punonjës policie që me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk kanë parandaluar këtë ngjarje.

Në pranga ka rënë nën komisari Betrit Berhamaj dhe inspektorët Bexhet Beriberi dhe Reshit Kola. Dyshohet se punonjësit e policisë nuk zbatuan procedurat standarde të trajtimit të personave të ndaluar duke e lejuar të mbante rripin me të cilin dyshohet se kreu vetëvrasjen.

Ndërsa babai i viktimës nuk e beson versionin e hetimeve paraprake, duke thënë se djali i tij është vrarë. Nuk ishte hera e parë që 31-vjeçari përballej me uniformat blu. Ai rezulton i shoqëruar dhjetëra herë në polici dhe i dënuar 4 herë për vjedhje. Mbetet ende mister se pse këtë të mërkurë 31-vjeçari kreu aktin e vetëflijimit.

Të këshilluara

55 raste të reja me Covid në Shqipëri

55 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar në 290 numrin e pacientëve aktivë në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit nga 1280 testime...

18:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI