Flash

Gaz Bardhi kërkon që PD të bëhet pjesë e farsës së Ramës me zgjedhjen e Presidentit: Deputetët të propozojnë me shkrim!

Lapsi.al 5 May 2022
Gaz Bardhi kërkon që PD të bëhet pjesë e farsës

Gazment Bardhi mendon se PD duhet të bëhet pjesë e procesit për përzgjedhjen e kreut të ri të shtetit edhe pse Rama thjesht kërkon të sajojë një proces farsë pasi votat i ka për ta zgjedhur, madje edhe emrin e presidentit të ri.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar për këtë cështje, mësohet se Bardhi ka propozuar që secili prej deputetëve të bëjë propozim me shkrim dhe më pas të gjitha qëndrimet të mblidhen në një dokument që të miratohet nga grupi parlamentar.

Pak a shumë të veprohet si në rastin e grupit të PS-së, ku deputetët shkruan kandidaturat në zarf. 

“PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me nje qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponentë: kriteret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete.

Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër.

Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë”, mësohet se ka thënë Gazment Bardhi.

Të këshilluara

55 raste të reja me Covid në Shqipëri

55 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar në 290 numrin e pacientëve aktivë në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit nga 1280 testime...

18:14

Gjendet një trup i pajetë në Fier

Një trup i pajetë është gjendur në një godinë të braktisur në lagjen “Kastrioti” në Fier. Mësohet se viktima është një burrë, emri i të cilit është Julian P...

17:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI