Flash

DW: Shqipëria nuk mbyll ende portet për anijet ruse

Lapsi.al 5 May 2022
DW: Shqipëria nuk mbyll ende portet për anijet ruse

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kanë thirrur në Varshavë të enjten, (05.05), Konferencën e Donatorëve për Ukrainën. Në këtë konferencë merr pjesë edhe Shqipëria. Kjo konferencë me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, i dedikohet “qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshme drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta,” bëhet me dije në një njoftim për shtyp nga kryeministria në Tiranë.

Shqipëria do të rradhitet përkrah vendeve kontribuuese, një angazhim që do ta shprehë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që merr pjesë në këtë konferencë. Pjesëmarrësit diskutojnë për masat konkrete në përgjigje të fatkeqësisë humanitare të shkaktuar nga lufta, ku sipas vlerësimit të OKB-së, miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqim, furnizime mjekësore dhe strehim. Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB-ja ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit. Ndërkohë kërkohet më tepër angazhim nga komuniteti ndërkombëtar për t’iu përgjigjur intensitetit të këtyre nevojave.

Ndalimi i anijeve ruse në portet shqiptare – Nuk ka një vendim të BE

Lidhur me kërkesën e presidentit të Ukrainës, Zelenski, për të ndaluar hyrjen në portet e Shqipërisë të anijeve ruse dhe kufizim të turistëve rusë, drejtuar Parlametit të martën, (03.05) përmes një fjalimi online në video, Kryeministri Rama tha të mërkurën, se “nuk ka një vendim të Bashkimit Evropian për ndalimin e anijeve dhe kufizimin e turistëve rusë prandaj do të vazhdohet si vitet e shkuara.” “Vendimet tona janë gjithmonë në linjë me ato të BE-së. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi menjëherë me BE-në. Kjo është shumë e thjeshtë, nuk është një çështje e ngatërruar”, deklaroi Rama./DW/

Të këshilluara

55 raste të reja me Covid në Shqipëri

55 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar në 290 numrin e pacientëve aktivë në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit nga 1280 testime...

18:14

Gjendet një trup i pajetë në Fier

Një trup i pajetë është gjendur në një godinë të braktisur në lagjen “Kastrioti” në Fier. Mësohet se viktima është një burrë, emri i të cilit është Julian P...

17:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI