Flash

Albin Kurti flet për darkën joformale me Vuçiçin: Nuk kishte gjella të ndryshme

Lapsi.al 5 May 2022
Albin Kurti flet për darkën joformale me Vuçiçin: Nuk

Duke u shprehur përmes metaforës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në darkën joformale me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Berlin, nuk ka pasur gjella të ndryshme, duke aluduar që Kosova ka qenë e barabartë me Serbinë.

“Në atë darkë, nuk kemi pasur gjella të ndryshme, pra ka qenë barazia e palëve dhe i kemi diskutuar temat në dritën e takimit të 13 majit, midis kryenegaciatorëve”, është shprehur ai.

Ai, në një konferencë të përbashkët me ministren gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, në Prishtinë, ka thënë se dje në Berlin ka përfaqësuar vullnetin e popullit dhe ka mbrojtur interesat e shtetit.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, kam përfaqësuar vullnetin e popullit, për të mbrojtur interesat e shtetit dhe gjithnjë për ta pasur dysheme dhe tavan kushtetushmërinë dhe ligjin e Kosovës. Pra, pavarësisht se a ka darkë a jo dhe pavarësisht se çfarë darke është, unë i këtillë jam dhe njësoj ndjehem, me shumë përgjegjësi për detyrën që mbaj, por në të njëjtën kohë edhe me krenari për këtë përgjegjësi që më është besuar”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit, ai dhe partia që drejton nuk kanë qenë kundër dialogut tash e shumë vite.

“E kemi theksuar tash e shumë vite, që ne nuk jemi në parim kundër dialogut, por s’duam dialog pa parime”, ka thënë Kurti, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për zhvillimet e djeshme në Berlin. /GazetaExpress/

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI