Flash

VIDEO/ Arrestohet në Greqi shqiptari që hodhi macen në det

Lapsi.al 2 May 2022
VIDEO/ Arrestohet në Greqi shqiptari që hodhi macen në det
Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku ai hedh në det një mace pas e josh atë me ushqim në ballkonin e një taverne peshku në Edipsos. Mediat thonë se shqiptari 30-vjeçari u arrestua në banesën e tij. Ai u identifikua nga një tatuazh që mbante. Ai është me precedentë penalë për çështje droge. Torturimi i kafshëve është një vepër penale në Greqi dhe dënohet nga gjobë deri në 50 mijë euro deri në dënim me burg deri në 10 vjet. Lajmin për arrestimin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos. “Pak më parë policia greke arrestoi një person që ka shkelmuar dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por gjithsesi është çështje njerëzimi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke” – shkroi ai në Facebook. Video e publikuar ka pasur reagime të shumta në opinionin publik. Vetë i riu, duket se nuk e ka kuptuar atë që ka bërë, por as nuk është penduar. Në një postim në Instagram ai thotë se nuk i vjen keq për atë që ka bërë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI