Flash

Të mërkurën takohet me Kurtin në Berlin, çfarë pret Vuçiç?

Lapsi.al 2 May 2022
Të mërkurën takohet me Kurtin në Berlin, çfarë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur për takimin e së mërkurës me kancelarin e Gjermanisë Olaf Szholz. Ai tha se pret të dëgjojë nga Gjermania këndvështrimin e saj për veprimet e Serbisë.

Në të njëjtën ditë, emisari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak do ta takojë atë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nga ky takim, Vuçiç tha se nuk ka asgjë për të pritur. 

“Një mundësi e mirë për ne që të kemi pak kohë për t’i paraqitur pikëpamjet tona, por ne nuk do t’i ndryshojmë qëndrimet e Gjermanisë për Kosovën apo sanksionet (ndaj Rusisë)”, tha Vuçiç, shkruan Tanjug.

Vuçic sërish e zuri në gojë emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për papërgjegjshmëri dhe mungesë serioziteti. Presidenti serb tha se në Perëndim e mbështesin politikën e Kurtit.

“Nuk kemi asgjë të mirë të presim nga diskutimet për Kosovën sepse nuk jemi as në dialog – jo me dëshirën tonë por me dëshirën e atyre që as nuk duan ta zbatojnë atë që kanë nënshkruar nëntë vjet më parë…. Ata as nuk e përmendin atë që është e rëndësishme, as nuk japin shpjegime se do të diskutohet dikur”, tha Vuçiç.

Ai tha se “me Kurtin ai dialog është inekzistent”./ Express

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI