Flash

Covid-19 në Shqipëri/ 10 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Lapsi.al 2 May 2022
Covid-19 në Shqipëri/ 10 të infektuar dhe asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 535 teste të kryera 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Sipas Ministrisë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ndërkohë 52 persona janë shëruar. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në këto bashki:

6 në Tiranë, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Patos, Himarë.

Janë 375 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,306 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Maj 2022)

Raste të reja ditore 10

Të shëruar në 24 orë 52

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 835

Testime totale 1,807,808

Raste pozitive 275,177

Raste të shëruara 271,306

Raste Aktive 375

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 235

Fier 46

Vlorë 35

Gjirokastër 13

Shkodër 11

Elbasan 9

Korçë 9

Durrës 7

Berat 4

Kukës 3

Lezhë 3

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI