Flash

Marrëveshja/ Elva Margariti i cakton vetes dhjetëra mijëra dollarë shpenzime për Butrintin

Lapsi.al 2 May 2022
Marrëveshja/ Elva Margariti i cakton vetes dhjetëra mijëra

Nuk dihet saktësisht se çfarë do të bëjë ministrja e Kulturës, Elva Margariti pasi Butrinti të merret nën menaxhim nga Fondacioni i Ri, por duke qenë pjesë e Bordit të Fondacionit ajo do të përfitojë gati 28 mijë dollarë shpenzime për çdo vit. Në marrëveshjen që u publikua në faqen e parlamentit thuhet se Fondacioni do të ketë kosto shtesë për shpenzimet e bordit, që "nuk kanë lidhje me asnjë ndërhyrje të drejtpërdrejtë brenda sitit" të Butrintit.

Këto shpenzime janë parashikuar në faqen 71 të marrëveshjes, sipas tabelës së mëposhtme.

Për 5 anëtarët e bordit do të jepen 50 mijë euro çdo vit për shpenzime, pra 10 mijë euro secili. Ndërsa 90 mijë euro të tjera shpërndahen për shpenzimet e stafit të bordit.

Shumat do të jepen për 7 vite rresht. Në total, buxheti për shpenzimet e bordit do të jenë 980 mijë dollarë.

Pra, përfitimet e Elva Margaritit janë 10 mijë dollarë shpenzime për çdo vit që do të jetë në pozicionin e ministres, duke shtuar këtu edhe staf shtesë në dispozicion.

Arkeologu Neritan Ceka, i irrituar për shmangien e arkeologëve dhe institucioneve shqiptare nga plani i menaxhimit të Butrintit e denoncoi këtë shumë parash që kalon për ministren Elva Margariti gjatë një interviste sot për Panorama.

“Në krye të bordit ka vënë veten, pastaj një zonjë që nuk i gjendet emri në asnjë letër për Butrintin. Më pas vijnë dy nëpunës të AADF-së dhe i fundit vjen një arkeolog, natyrisht jo shqiptar, por anglosakson. Relacioni thotë që ata nuk do të paguhen, por nga ana tjetër do të kenë çdo vit një fond prej 150 000 dollarësh, për stafet e tyre, si dhe për shpenzimet korrente. Pra, zonja ministre do të ketë 30 000 dollarë, që është më shumë se e gjithë rroga dhe dietat që merr nga shteti. Dhe i gjithë fondi i bordit është sa dyfishi i gjithë investimeve që bën shteti shqiptar për të gjitha kërkimet arkeologjike në Shqipëri. Duhet më të vërtetë një guxim i madh që të dërgosh në parlament një autoshpërblim të tillë!” tha Neritan Ceka.

Shpërblimi i majmë e kompromenton rolin e ministres në këtë projekt. Elva Margariti tentoi ta mbajë sekret dokumentin gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare dhe i kërkoi deputetëve të votonin pa ditur se çfarë votonin.

Pikërisht për këtë, marrëveshja për menaxhimin e Butrintit nga fondacioni i ri provokoi debate të forta. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë seancës së Komisionit Parlamentar i ndërpreu fjalën ministres së Kulturës duke i hequr mikrofonin.

Pas zhurmës në media, marrëveshja u publikua. Margariti e justifikoi fshehjen e dokumentit me fjalët: "Nuk do të doja të keqinterpretoheshin të gjithë elementët e parashikuar në planin e biznesit në këto komisione"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI