Flash

Rindërtimi i Thumanës: Elvis Naçi e bën Edi Ramën pjesë të “matematikës hyjnore”

Lapsi.al 2 May 2022
Rindërtimi i Thumanës: Elvis Naçi e bën Edi Ramën

Në një fjalim emocionues në Thumanë, para banorëve që përfituan 155 shtëpi nga rindërtimi pas tërmetit, Elvis Naçi i fondacionit Firdeus tregoi komunikimin me Edi Ramën natën e 26 Nëntorit të 2019, kur sapo kishte marrë vesh për viktimën e parë të tërmetit tragjik.

Naçi tha se kishte gjetur menjëherë gadishmërinë e Ramës për bashkëpunim dhe kur të dy bashkuan forcat, u bë i mundur rindërtimi i Thumanës nëpërmjet parave që dhuruan shqiptarët kudo nëpër botë. (9 milion e 50 mijë euro për tre ditë).

Duke qenë se Naçi është hoxhë, ai e shpjegoi gjithçka me atë që e quajti “matematikë hyjnore”. Fillimisht citoi Galilein dhe Ibrahimin, por pastaj u kërkoi banorëve të Thumanës të kenë kujdes dhe ta dëgjojnë mirë se edhe biseda me Edi Ramën kishte lidhje me “matematikën hyjnore”.

Rama e priti me qetësi ekuacionin ku e bëri pjesë hoxha. Veshët i kanë dëgjuar edhe krahasime me Skënderbeun apo me Zeusin, por duhet thënë se kjo është hera e parë që edhe jashtë partisë e shohin me fuqi të mbinatyrshme.

Për ta kuptuar më mirë, se si shkoi Elvis Naçi nga “matematika hyjnore” tek Edi Rama shikoni videon më poshtë, ose lexoni një pjesë të fjalimit të zbardhur nga Lapsi.al.

https://youtu.be/-NIAebP3tKQ?t=2137

“Si u bëmë pjesë? Unë besoj fuqishëm, se një autor i madh e ka krijuar universin dhe 7 miliard njerëz dhe veprat tona, ngjarjet tona, kurrsesi nuk janë të rastësishme. “Matematika është alfabeti me të cilin Zoti e shkroi universin” tha Galilei. Por këtë e tha afërsisht para 5 shekujsh. Por një gjigand i madh tjetër, profeti Ibrahim thotë: “Ai i cili krijoi formën më të bukur, ai më udhëzon mua në jetë”. Dhe sot që gjendemi në Thumanë nuk është e rastësishme. Të gjitha episodet, të gjitha ngjarjet janë një matematikë, janë një caktim, një frymëzim, një udhëzim që merr gjithësecili sipas qëllimeve dhe mjeteve që ka. Unë jam sot në Thumanë pse? Sepse në atë ditë që ra tërmeti, të gjjthë u trembëm. Hapa portalet dhe shikoj që kryeministri Rama kishte shkuar në Durrës. Pashë nga portalet që një person kishte ndërruar jetë nga tërmeti në Durrës dhe kryeministri Rama kishte shkuar atje dhe instiktivisht, dhe lidhet me matematikën hyjnore që thashë. I dërgoj, pa menduar se ku do të jemi sot, një mesazh, vetëm një. Dhe i thashë (Edi Ramës): “Keqardhje e madhe për viktimën. Nëse jemi të nevojshëm, na thuaj. Çfarë kemi mundësi ta bëjmë”. Kryeministri Rama qëlloi që po vinte nga Durrësi dhe në atë çast më thotë: “Nuk është vetëm një viktimë, ngjarja është më e madhe, sprova është shumë e madhe. Janë me dhjetra ata që kanë ndërruar jetë. Prandaj ka nevojë për çdo shqiptar që mund të japë kontribut, ka nevojë gjithashtu edhe për fondacionin Firdeus”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI