Flash

Rama thumbon opozitën nga Thumana: Kujdes me bravat!

Lapsi.al 2 May 2022
Rama thumbon opozitën nga Thumana: Kujdes me bravat!

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas dore kundërshtarët politikë as në ditën e Bajramit. Ai ishte në Thumanë ku ndau çelësat e 155 shtëpive të rindërtuara pas tërmetit tragjik dhe nuk e harroi një mesazh për demokratët e zonës.

"Sot është vendi i rilindjes në kuptimin më të vërtetë të fjalës, i rilindjes për të gjithë pa dallim, edhe për ata që votojnë majtas, edhe për ata që votojnë djathtas, dhe për ata që falen dhe për ata që nuk falen, përata që falin dhe për ara që nuk të falin. Është për të gjithë dhe sigurisht, demokratëve që nuk janë të paktë këtu në Thumanë.

Të më falë Elvisi, por unë nuk i heq dot nga fjalimi këto. I uroj t’i gëzojnë shtëpitë njësoj si të tjerët. I kanë falas dhe të mos i heqin bravat njëri-tjetrit por të respektojnë njëri-tjetrin. Në fund të ditës, pavarësisht se çfarë bëjnë partitë, pavarësisht se nga shkojnë e nga vijnë qeveritë, mbetet njerzillëku, mbetet komuniteti dhe mbetet mirësia që i detyrohemi njëri-tjetrit si njerëz” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI