Flash

FOTO/ Identifikohet “kasapi i Bucha”, rusi që kreu masakrat

Lapsi.al 2 May 2022
FOTO/ Identifikohet “kasapi i Bucha”, rusi që kreu masakrat

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha se autoritetet lokale kanë identifikuar ushtarin e parë rus të dyshuar për kryerjen e masakrës së civilëve në Bucha. Ai quhet Sergey Kolotsey, komandant i një njësie të Gardës Kombëtare Ruse. Sipas policisë dhe prokurorëve të Bucha, Kolotsey me origjinë bjelloruse vrau 4 burra të paarmatosur më 18 mars dhe torturoi një civil tjetër më 29 mars.

“Viktimat u gjetën me duar të lidhura pas shpine dhe me kapuç në kokë. Në trup kishin edhe shenja torture. Një nga viktimat e tij u detyrua gjithashtu, nën tortura, të rrëfejë aktivitete subversive kundër rusëve” – tha prokurorja e përgjithshme ukrainase që shtoi se ai e rrahu egërsisht civilin me një dorezë arme.

“Ai gjithashtu ka ekzekutuar një person duke i vendosur armën në tëmth dhe më pas ka qëlluar me një plumb pranë veshit” – shtoi ajo. Në mediat sociale qarkulluan foto të Sergey Kolotsey që bastiste një magazinë.

Disa civilë u gjetën të vdekur në rrugë, ndoshta të vrarë gjatë tërheqjes së ushtrisë ruse. Kremlini e quajti "masakrën e Buçës" një lajm të rremë të ndërtuar nga propaganda ukrainase. Shumë vëzhgues ndërkombëtarë thonë se kanë prova të qarta të masakrave të civilëve. Më pas u gjetën disa varre masive me qindra kufoma. ©LAPSI.al

Sui social le immagini del macellaio di Bucha

Sui social le immagini del macellaio di Bucha

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI