Flash

Lajm i keq për Shqipërinë/ Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për Maqedoninë

Lapsi.al 26 April 2022
Lajm i keq për Shqipërinë/ Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për kushtin ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë të hapen negociatat me Bashkimin Europian. Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”. Gençovska sqaroi se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ajo.

Duke qenë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare varet edhe nga vetoja Bullgare kundrejt Shkupit, qëndrimi i Sofjes është në një lloj mënyre mohimi direkt e çeljes së negociatave.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të gjykatës së Durrësit. Nga informacionet e para mesohet se i plagosuri është një 42-vjeçar dhe është pla...

10:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI