Flash

Komiteti Teknik i Ekspertëve heq të gjithë masat Covid-19

Lapsi.al 26 April 2022

Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të martë ka zhvilluar komunikatën e radhës me mediat dhe ka dhënë detaje në lidhje me masat e ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit. Komiteti ka njoftuar sot heqjen e detyrimit të mbajtjes së maskës, duke e rekomanduar atë vetëm në ambientet e mbyllura. Po ashtu nuk do të kërkohet më në kufi certifikatë vaksinimi apo test PCR.

"Duke u nisur nga analiza e këtyre treguesve dhe shifrat e vaksinimit Komiteti Teknik vendosi këto rekomandime: Vaksinim me dozë të katërt të mbi 60% dhe atyre  Heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës. Lejimin e muzikës pas orës 23 dhe rihapjen e klubeve të natës. Nuk kërkohet certifikatë në të gjitha hyrjet kufitare të Shqipërisë", tha Mira Rakacolli.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se tha se në vend kanë ardhur më shumë se 3 milionë doza vaksinash dhe se kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lart.

"Në kuadër të këtij komunikimi theksojmë se vaksinimi është i domosdoshëm.  Në Shqipëria kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksinash, mbi 87% e tyre janë përdorur. Kemi një nivel të lartë vaksinimi. Vaksina më e përdorur është Pfizer, e ndjekur nga covornavac dhe pastaj Astra Zeneca.  Kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lartë. Gjysma e popullatës është vaksinuar”, u shpreh ajo.

“Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave si dhe lejimin e muzikës pas orës 23:00’, ka thënë ajo.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të gjykatës së Durrësit. Nga informacionet e para mesohet se i plagosuri është një 42-vjeçar dhe është pla...

10:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI