Flash

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Korçë

Lapsi.al 26 April 2022
Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona

Tre persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm. Nga blutë mësohet se në pranga kanë rënë Rafet Ferizi, Maksut Josufi dhe Lavdim Xhafa. Policia i ka kapur në flagrancë këta persona, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me 2 automjete 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

 

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor “Perimetri”. Goditet 1 tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve R. F., 34 vjeç; M. J., 39 vjeç dhe L. Xh., 37 vjeç, banues në Kosovë. Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me 2 automjete tip “Audi” dhe 1 automjet tip “Volksëagen”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë prezente në vendin tonë, duke sjellë deri në orët e mesditës dominim të kthjellimeve dhe kalim...

08:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI