Flash

Rrahën efektivët e policisë, shpallen në kërkim 2 djemtë e Tom Doshit

Lapsi.al 26 April 2022
Rrahën efektivët e policisë, shpallen në kërkim 2

2 djemtë e ish-deputeti Tom Doshi janë shpallur nga kërkim nga policia pasi kanë rrahur një punonjës policie në Tiranë. James dhe Marcos Doshi, janë shpallur në kërkim sot nga policia të akuzuar se kanë rrahur një person dhe më pas kanë dhunuar edhe efektivët e policisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”. Fillimisht dy djemtë e Doshit janë konfliktuar me një person. Pak minuta më pas në vendin e ngjarjes kanë ardhur disa efektivë policie, të cilët sipas bluve të Tiranës kanë kërkuar sqarimin e rrethanave të ngjarjes, por pas kësaj, dy djemtë e ish-deputetit, Markos dhe James Doshi kanë filluar të godasin edhe policët duke iu shkaktuar dëmtime fizike.

Bashkë me ta ishte edhe një person të tjetër që është kapur nga policia, ndërsa Markos dhe James Doshi kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre“, njofton policia.

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë prezente në vendin tonë, duke sjellë deri në orët e mesditës dominim të kthjellimeve dhe kalim...

08:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI